Arbëri

Pezullohet përkohësisht puna në Qendrën për pajisje me dokumente në Fushë-Kosovë

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Siç njoftohet, për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë, të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.

“Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme, mund të bëhet në këtë Qendër. Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta”, thuhet në njoftim.