Arbëri

Ahmeti: Audi Q7 përfaqësonte atë që s’na duhet në sektorin publik, shitja të shërbejë si mesazh

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka cilësuar si simbolike e me mesazh të qartë shitjen e Audi Q7-shit.

Ahmeti ka thënë se kjo veturë luksoze përfaqësonte atë që nuk duhet të jetë në sektorin publik, prandaj shitja e saj, sipas tij, duhet shërbyer si mesazh që të mos blihen më vetura të tilla.

“Sot u shit edhe Audi Q7. Një premtim simbolik më në fund u realizua. Simbolik sepse si përqindje e buxhetit nuk është e madhe. Por simbolik sepse një veturë e shtrenjtë përfaqësonte çdo gjë që nuk na duhet në sektorin publik. E shtrenjtë, me xhama të zi për t’u barrikaduar dhe me 26 litra shpenzime. Në mënyrë simbolike paratë nga shitja do t’i përdorim për me të rrezikuarit e komunës tonë”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net.

“Le të jetë edhe mesazh që makina të tilla të mos blehen më, së paku jo me para publike. Le të jetë edhe mesazh për destinimin e buxhetit në të gjitha komunat e institucionet”, ka shtuar ai.