Arbëri

Trafiku Urban zgjat orarin e qarkullimit

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka njoftuar se është zgjatur orari i qarkullimit deri në orën 20:00.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Është bërë e ditur se ende vlen kufizimi gjatë pandemisë maksimumi 25 udhëtarë në autobus.