Arbëri

Komuna e Prishtinës nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot do të fillojnë me pranimin e dokumenteve për përfundimin ne procedurës së fundit për bizneset që kanë fituar grante.

Ai ka thënë se dokumentet do të pranohen nga ora 9:00.

Siç ka bërë me dije Komuna e Prishtinës të hënën, të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid-19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

- Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët

- Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

- Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me numër 81 dhe është 9 shifror)

Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.