Arbëri

Ndotja e ajrit në Prishtinë vijon të jetë shqetësuese

Descriptive Text

Ndotja e ajrit në Prishtinë, vazhdon të jetë shqetësuese.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në disa pjesë të Prishtinës cilësia e ajrit është në shkallën 190, 182 e që është e rrezikshme për shëndetin, transmeton TCH. Ndotja shkaktohet sidomos nga përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, makinat etj.

Sot gjatë ditës në lagjen Pejton është parë duke dalë tym nga një objekt banimi, duke ndikuar kështu në ndotjen e ambientit.