Arbëri

Ahmeti me rekomandime për Qeverinë: Mos improvizoni me masa

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vazhduar kritikat ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbyllje të Prishtinës pas orës 19:00.

Sipas Ahmetit, s’ka kundërshti ndaj masave por siç shprehet ai, ndaj improvizimeve që thotë ai se negociohen me komuna e sektorë veç e veç.

“P.sh. Masat janë me orë policore e me zona por ende qeveria nuk ka bërë zgjidhje si t’i lirojmë punëtorët e arsimit më të vjetër se 60 vjet apo me sëmundje kronike”, shkruan Ahmeti në një postim të gjatë në Facebook.

Ahmeti tutje thotë se gjatë kësaj periudhe të maskave të detyrueshme, janë shqiptuar 2000 dënime nga policia në Prishtinë nga 35 euro për këmbësorët pa maska.

“ Nuk ka ndryshuar asnjë politikë me maska ndërsa numri është rritur. Nuk po them që nuk duhet të mbahen maskat, por që janë inspektuar ato jashtë e jo brenda oeganizatave. Numri më i madh i të infektuarve janë në institucione”, thotë tutje.

Më tej, Ahmeti ka lëshuar edhe disa rekomandime për qeverinë.

“Mos të improvizojmë me masa - ne nuk do ta zhdukim virusin - por na duhet ta ngadalësojmë në mënyrë që të kemi shtretër të lirë në QKUK”, thotë ai.

Rekomandim tjetër ka dhënë për t’u nderuar skenarë të kujdesit shëndetësorë, e të votohet pakoja ekonomike.

Më poshtë, gjeni të plotë postimin e kryetarit të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

 

Satiren e absurditetet anash, ne si Komunë kemi dhënë vazhdimisht rekomandime se çka duhet të bëhet. Kemi zbatuar me...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Friday, November 13, 2020