Arbëri

Disa pjesë në “Bregun e Diellit” mbesin pa ujë pas dëmtimit të gypit

Disa pjesë të “Bregut të Diellit” kanë mbetur pa ujë të pijshëm pasi gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar një gyp i ujit në këtë lagje, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Zonat e prekura janë në rrugën “Hyzri Talla” dhe rrugën “Xheladin Rekaliu”.

“Ekipet mirëmbajtëse dhe të operimit të KRU ‘Prishtina’ janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi. Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtinës”.

Gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë.