Arbëri

Uji është lëshuar në kryeqytet por mbërrin në orën 20

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka përfunduar kyçja e dytë e gypit të çelikut dhe se uji është lëshuar në gyp.

Por uji fillimisht do të mbërrijë në komunën e Graçanicës, më pas pjesët tjera, për shkak të pozicionit. Tutje theksohet se uji që tashmë është lëshuar vjen në orën 20:00.

“Sapo përfundoi edhe kyçja e dytë e gypit të çelikut. Por, edhe sapo e lëshuam ujin në gyp. Fillimisht, uji mbërrin në komunën e Graçanicës për shkak të pozicionit e pastaj edhe në zonat e tjera. Derisa të stabilizohet rrjeti në tërësi, merr kohë”, njofton KRUP-i.

KRUP-i pak më herët njoftoi qytetarët që sot nuk kanë pasur ujë gjatë ditës, se kur të vije uji t’i mbajnë të hapura çezmat. Kjo për shkak se uji mund të vije i turbullt.