Arbëri

KRUP-i paralajmëron reduktime të planifikuara të ujit deri më 15 shtator

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëraur reduktime të ujit të cilat janë planifikuar prej datës 15 gusht deri më 15 shtator.

KRUP-i thotë se duke filluar nga dita e nesërme 15 gusht e deri më 15 shtator 2020, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, ju njofton me furnizimin e ri i cili vlen për të gjitha zonat e shërbimit, si vijon:

- Të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00.

- Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës.

KRU ” Prishtina ” thotë se është e obliguar që furnizimin me ujë ta bëjë me presion në intervale 1.5 bar - 7 bar, andaj garanton që e mban këtë nivel të furnizimit.

“Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi”, thotë KRUP-i.