Arbëri

Në Prishtinë reduktohet orari i qarkullimit të linjave të Trafikut Urban

Foto: Koha / ilustrim

Bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e koronavirusit, Komuna e Prishtinës ka reduktuar orarin e autobusëve të Trafikut Urban.

Në një njoftim në Facebook, Komuna e Prishtinë ka treguar se linjat e Trafikut Urban do të punojnë vetëm deri në ora 20:30. Me masat e reja kufizuese, në Komunën e Prishtinës ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Po ashtu është kërkuar që në autobusë të respektohen masat mbrojtëse dhe se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë.