Arbëri

Qytetarët të mllefosur me stërzgjatjen e punimeve në rrugën “Gazmend Zajmi”

“Gazmend Zajmi” është një nga rrugët më të frekuentuara në kryeqytet.

E, punimet për rregullimin e saj që dikur quhej si rruga e “Dubrovnikut” ka muaj që kanë nisur.

Qytetarët ankohen se punimet po kryhen ngadalë, derisa problem thonë se është pluhuri që krijohet gjatë qarkullimit, raporton KOHA.

I mllefosur me zgjatjen e punimeve është edhe një tjetër qytetar që jeton pranë kësaj rruge.

Ndërsa, prapa kamerës, banorë të tjerë janë shfaqur të pakënaqur për cilësinë e ndërtimit të trotuarit në këtë rrugë.

Kurse, dëmtimi i automjeteve gjatë periudhës sa po zgjasin punimet është ankesa që bëjnë vozitësit që shfrytëzojnë këtë rrugë.

Drejtori për Investime Kapitale në komunë, Gëzim Mehmeti, ka qenë i paqasshëm gjatë tërë javës, për të dhënë përgjigje se kur pritet të përfundojnë punimet.

Edhe rrugët pranë “Gazmend Zajmit”, si “Ali Pashë Tepelena” e “Arkitekti Kadri Gega”, janë duke u rregulluar.