Arbëri

Nis renovimi i strehimores për gra e fëmijë në kryeqytet

Descriptive Text

Ka nisur renovimi i strehimores për gra dhe fëmijë në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës thotë se dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri sa e shëmtuar, aq edhe e përhapur, në shoqërinë tonë.

Sipas një njoftimi, banorë nga shtatë komuna marrin shërbime nga strehimorja për gra dhe fëmijë në Prishtinë.

“Por, hapësirat e këtij objekti nuk kanë qenë në gjendje të mirë prandaj edhe kemi filluar renovimin e tërësishëm të objektit. Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka ofruar mbështetjen duke hartuar projektin e renovimit dhe transformimit të strehimores, në mënyrë që t’i përshtaten shërbimeve që i ofron strehimorja për rastet më të rënda të dhunës në familje që kërkojnë strehim aty”, thuhet në njoftimin e komunës.