Arbëri

Ahmeti: 13 punëtorë shëndetësorë negativë në testin për Covid-19

Descriptive Text

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 13 punëtorë shëndetësorë të urgjencës kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19.

“Lajm i mirë - 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera në Prishtinë sot dolën negativë në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N.”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti shton se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim edhe për disa ditë.

“Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokollet. Ata do të vazhdojnë në vetizolim edhe disa ditë”, ka shkruar Ahmeti.