Arbëri

Më pak vetura, më shumë ajër të pastër për kryeqytetasit

Koronavirusi e ka futur në heshtje kryeqytetin e zhurmshëm të vendit.

Në pjesën më të madhe të ditës, këtë javë më pak qytetarë se zakonisht janë parë duke lëvizur nëpër Prishtinë, raporton emisioni 038 i KTV-së.

E drastikisht ka rënë edhe numri i automjeteve që qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit.

Por reduktimi i tyre ka bërë që ndotja e ajrit të përmirësohet dukshëm.

Faktorët e tjerë që, sipas Letafete Latifit, udhëheqëse e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit këto ditë janë erërat dhe zvogëlimi i përdorimit të lëndëve djegëse për ngrohje.

Qytetarët thonë se përmirësimi i cilësisë së ajrit pas reduktimit të automjeteve për shkak të koronavirusit, dëshmon nevojën që këtë fluks komunikacioni ta kemi edhe pas normalizimit të gjendjes.