Arbëri

Komuna e Prishtinës sot shpërndan shujta të ngrohta për njerëzit në nevojë

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se prej sot rifillon shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë.

Komuna, njofton se ushqimin do ta shpërndajnë në dy pika.

“Në ora 12:00. Në Tophane dhe Aktash. Shikoni fotografitë për ta kuptuar më mirë lokacionin”, thuhet në njoftim.

{gallery}

“Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të gjithë përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend”, thuhet në njoftim.