Arbëri

Pritjet në barnatoret e Prishtinës të gjata, disa ankohen për mungesë të materialeve mbrojtëse

Pritjet nëpër barnatoret në Prishtinë vazhdojnë të jenë të gjata.

Qytetarët po kërkojnë materiale mbrojtëse, të cilat thonë se janë në mungesë.

Mirëpo, ata thonë që ilaçet e tjera që u nevojiten mund t’i gjejnë lehtësisht.

Por Shoqata e distribuimit farmaceutik u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik, ngase thotë se tregu farmaceutik i Kosovës është mjaftueshëm i furnizuar me medikamente, raporton KOHA.

Banorët e kryeqytetit, nga paniku kanë vazhduar të furnizohen edhe me ushqime nëpër dyqanet që kanë mbetur jashtë masave të Qeverisë për izolim.

Ata thonë që po i respektojnë këto masa.

Vendimi i Qeverisë për masat shtesë për mbrojtje nga epidemia po respektohet në masë të madhe.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që të respektohen masat e marra nga ana e Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi.