Arbëri

Qytetarët blejnë masivisht miell në Prishtinë, shkaku i koronavirusit

Foto: KOHA

Në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë shumë qytetarë janë duke blerë miell, derisa thonë se po i bëjnë këto rezerva në rast të koronavirusit në Kosovë.

Koha ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet qytetarët duke blerë masivisht miell, megjithëse ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me koronavirus në Prishtinë.

Kjo vjen pak orë pasi Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masat parandaluese ndaj koronavirusit.

Deri më sot nuk ka asnjë rast me koronavirus në Kosovë.