“Rruga e reklamave”, rrugë e grafiteve në kryeqytet

“Rruga e reklamave”, rrugë e grafiteve në kryeqytet

26 maj 2017 21:32

“Rruga e reklamave” tash është shndërruar në atë që ishte menduar në fillim, rrugë të grafiteve, raporton 038 në KTV.

Komuna e Prishtinës premton se do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla edhe në pjesë tjera të qytetit. Ndërkohë, grafitet për një javë janë shndërruar në atraksion për qytetarët që kanë bërë fotografi të shumta në atë pjesë.

Deri para një jave “Rruga B” në kryeqytet ka qenë rrugë e reklamave.
Por tash, pamja e saj ka ndryshuar.

Muret anash saj janë mbushur plotë me grafite, të punuara nga artistë vendorë e ndërkombëtarë.

Ndërsa, sipas Komunës së Prishtinës, mbështetëse e këtij projekti, këto mure nuk do të jenë të fundit, në të cilat do të bëhen grafite të tilla.

Ndërkaq, komuna planifikon që të rregullojë edhe çështjen e reklamave, të cilat me shumicë për vite me radhë qëndruan pa leje në këto mure.

E për një javë, fotografi të shumta janë bërë me këto grafite, që kanë zgjuar interesim të madh, sidomos tek të rinjtë.

Qysh vite më parë, “Rruga B” ishte menduar që të jetë shembull i artit rrugor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme