Arbëri

Shiu shkakton sërish problem në objektin e zjarrfikësve të Prishtinës

Reshjet e fundit të shiut kanë shfaqur përsëri problemin e kamotshëm në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, raporton KTV .

Ujërat atmosferikë vazhdojnë të depërtojnë në çatinë e të ndërtuar para vetëm 4 vjetësh.

Madje, as investimet e fundit të Komunës së Prishtinës nuk e kanë përmirësuar gjendjen.

Ndërsa, punimet e filluara para më shumë se një viti, nuk kanë përfunduar ende.

Rrjedhja e ujit në dhomat e pushimit, i ka lënë pa pushuar një pjesë të zjarrfikësve.

Ata kërkojnë që “një herë e përgjithmonë” të zgjidhet ky problem.

Në Komunën e Prishtinës thonë se punimet janë afër përfundimit, por kanë dalë punë shtesë, për çka të enjten në seancën e rishikimit të buxhetit, janë ndarë mjete shtesë për të përfunduar renovimit e objektit. Ky objekt i ndërtuar 2013, kishte kushtuar rreth 2 milion euro.