Arbëri

KRU “Prishtina” iu bën thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka ftuar qytetarët që ta ndalin praktikën e hedhjes së mbeturinave në rrjetin e kanalizimit.

Përmes një postimi në Facebook, kjo kompani thotë se rrjeti i kanalizimit nuk është shportë e as deponi mbeturinash.

“Të hedhësh peceta të lagura në rrjetin e kanalizimit është rreptësishtë e ndaluar! Të hedhësh gjësende të ngurta në po të njëjtin rrjet, në vend se të përdorësh shportën e mbeturinave, po ashtu e ndaluar rreptësisht! Dikush nga ne e përdor rrjetin e kanalizimit për secilën mbeturinë që del nga shtëpitë tona dhe për të vepruar në këtë mënyrë rreptësishtë të ndaluar, është shumë e lehtë, por a është veprim i drejtë?!Jo, aspak”, thuhet në apel.

KRU “Prishtina” thotë se zhbllokimi i puseteve nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj rrjetit të kanalizimit! Zhbllokimi i pusetave nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit është tepër i vështirë, madje, shumë i rëndë për ta dhe shpeshherë ndjejnë plogështi, marramendje dhe u duhet kohë të kthjellen. Të gjithë ne mund t' i mbajmë rrjetat e kanalizimit pastër që, të kemi jetë të shëndoshë”, ka thënë KRU "Prishtina" në apelin drejtuar qytetarëve.