Arbëri

Dëmtohet një gyp, disa rrugë në Prishtinë mbesin pa ujë

Foto: Koha

Disa rrugë në Prishtinë kanë mbetur pa ujë si pasojë e dëmtimit të një gypi.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësja e KRU “Prishtina” Arjeta Mjeku.

Ajo ka thënë se tubi në madhësi prej 250 mm ka pëlcitur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit te Hani i Dilit në Prishtinë, mirëpo për shkak të pengesave me kabllo të energjisë elektrike, punët janë më vështirë të kryhen.

Mjeku ka shtuar se në afatin sa më të shkurt do ta rikthejnë furnizimin me ujë të pijshëm në këto rrugë .

“Në orën 7 të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitur tubi fi 250 mm polietilen, te Hani i Dilit në Prishtinë, me ç ‘rast ekipet tona prej 6 personash janë në vendin e ngjarjes me mjete të punës. Por, për shkak të pengesave të shumta të kabllove të energjisë elektrike të vendosura mbi gypin tonë dhe thellësisë se gypit prej 2 metrash, punët janë më vështirë të kryhen, por me çdo kusht, mund e punë të pandërprerë në afatin sa më të shkurtë do ta rikthejmë furnizimin me ujë të pijshëm për lagjen “Bajram Bahtiri” rruga e ‘Llapit’, ‘Lidhja e Prizrenit’ kah Tregu i Gjelbër, ‘Ramë Govori’, ‘Drenica 1’, ‘Vëllezërit Fazliu’ , ‘Mic Sokoli’ rruga ‘Mbreti Piro’ dhe disa rrugica të tjera të zonës në fjale. Kërkojmë mirëkuptim”, ka thënë ajo.