Arbëri

Pastrohet nga mbeturinat zona rreth liqenit të Badovcit

Qytetarë të shumtë këtë të diel kanë filluar pastrimin e zonës rreth liqenit të Badovcit nga mbeturinat.

Ky aksion është iniciativë e Grupit për mbrojtje të këtij liqeni, si dhe e organizatës Let’s Do it Kosova.

Qytetarët kanë thënë se me anë të këtij aksioni, dëshirojnë të ngrenë vetëdijen që të ruhet ambienti, sidomos në këtë kohë që edhe ka rënë niveli i ujit shkaku i kushteve atmosferike, raporton KTV.

Në këtë aksion, kanë marrë pjesë edhe punëtorë të KRU “Prishtina”, si dhe pjesëtarë të shoqatave të ndryshme.