Arbëri

Digjet një shtyllë elektrike në Prishtinë

Në rrugën "Gazmend Zajmi", ndryshe e njohur si rruga e Dubrovnikut në kryeqytet, është djegur para pak minutash një shtyllë elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi.

Ai për Koha.net tha se në vendin e ngjarjen kanë dalë zjarrfikësit e zyrtarë të KEDS-it, derisa s’ka të lënduar.

“Në rrugën ”Gazmend Zajmi” është raportuar se një shtyllë elektronike është përfshirë nga zjarri. Policia ka shkuar në vend ngjarje. Janë njoftuar zjarrfikësit dhe zyrtarë të KEDS-it. Rryma në atë pjesë është ndalur, të lënduar nuk ka”, tha Krasniqi për Koha.net.

{gallery}

Derisa lexues të portalit Koha.net, kanë dërguar edhe një video nga vendi i ngjarjes. Sipas lexuesve, ndërhyrja për ta fikur zjarrin qe e pamundur derisa është bërë shkëputja e energjisë elektrike.