Arbëri

Ndriçohen të gjitha rrugët në Parkun e kryeqytetit

Descriptive Text

Ishte kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Prishtinës vendosja e dritave në rrugët e Parkut të qytetit, i cili gjatë të gjitha stinëve tërheq dashamirë të natyrës e ajrit të pastër të të gjitha moshave. Llambat e shtyllat që i mbajnë ato ishin dëmtuar nga vandalë, ndërsa pas rënies së territ nuk kishte siguri të ecësh nëpër ato rrugë.

Këto ditë nëpër rrugë janë vendosur shtylla të reja të larta, edhe atje ku më parë nuk ekzistonin, ndërsa llambat janë në lartësi që nuk mund të arrihen nga ata që “kënaqën” duke dëmtuar pasuritë që u shërbejnë atyre.

Tani në Park nata është si dita dhe nëpër to nuk mungojnë shëtitës as në orët e vona.

Edhe mirëmbajtja e pastërtisë së Parkut është për lakmi, janë mbjellë edhe pemë të reja, por mungon mbrojtja e hapësirave nga hotelierë, nuk dihet me leje a pa leje të institucioneve komunale.

Sidoqoftë e vlen të vizitohet.