Arbëri

KRU “Prishtina” thotë se nuk ka probleme me furnizim të ujit

Foto: Koha / ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se furnizimi me ujë është 24 orë pa ndërprerë.

Sipas një njoftimi për media, ata thonë se niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 m nën kapëderdhje ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra.

“Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 h pa ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në teren nga ora 08.30 deri në orën 22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pesetave të ujërave të zeza”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, me të filluar vitin 2020, do të ketë përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve të ujit e kanalizimit e të tjera që u ofrohen qytetarëve.