Arbëri

Trafiku Urban e zgjat orarin e qarkullimit të autobusëve për festën e Vitit të Ri

Descriptive Text

Trafiku Urban i Prishtinës, përmes një njoftimi për media ka bërë me dije orarin e qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban për datën 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar.

“Njoftohen qytetarët se për shkak të atmosferës festive dhe programit ‘Prite N’shesh’ të organizuar nga Komuna e Prishtinës, autobusët e Trafikut Urban të linjave qe përshkojnë qendrën, do të operojnë me orar të zgjatur”, thuhet në njoftim.

Në mbrëmjen e datës 31 dhjetor, autobusët e linjave 1, 3, 4 dhe 7C, pas përfundimit të orarit të rregullt do të vazhdojnë deri në mëngjesin e datës 1 janar - deri në ora 03:00.

Te gjitha informatat janë përfshirë në tabelën e publikuar më poshtë dhe gjithashtu në dispozicion janë koordinatorët e qarkullimit të cilët ofrojnë informata të drejtpërdrejta në çdo kohë përmes telefonave: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28, thuhet më tej në njoftim.

Image