Arbëri

Inspektorët komunalë të Prishtinës nesër në protestë 2 orëshe

Descriptive Text

Inspektorët komunalë të Prishtinës kanë paralajmëruar për nesër një protestë 2 orëshe para ndërtesës ku kryejnë detyrat e përditshme, në ish-objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Protesta e tyre do të nisë në orën 08:00. Siç merr vesh Koha.net, përveç shprehjes së pakënaqësisë për trajtimin e tyre, inspektorët do të parashtrojnë edhe disa kërkesa.

Protesta vjen pas vrasjes së inspektorit të pyllit në Badovc të Prishtinës, në mbrëmjen e 18 dhjetorit. Ai ishte roja më e vjetër e pyllit në Komunën e Prishtinës, dhe u gjet i vrarë me armë zjarri.