Arbëri

Ahmeti: Shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët që u larguan nga Shqipëria pas tërmetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se fëmijët e Shqipërisë të cilët u strehuan në këtë komunë pas tërmetit, do të mund t’i ndjekin mësimet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se së shpejti priten detaje të tjera lidhur me lajmërimin, sistemimin dhe inkuadrimin e këtyre fëmijëve.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar ai.