Arbëri

Sheshet e Prishtinës mbushen me flamuj kombëtarë

Festa e Flamurit po afron, e Komuna e Prishtinës tashmë ka filluar stolisjen e shesheve të kryeqytetit me flamuj kuq e zi

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë edhe në Kosovë janë paraparë aktivitete.

Por tërmeti i cili ndodhi mbrëmë në Shqipëri duke lënë dhjetëra persona të vdekur ka zbehur këtë festë.

Atje ende po vazhdon kërkim-shpëtimi, madje edhe FSK-ja është nisur drejt vendeve të prekura nga tërmeti 6.4 ballësh.