Arbëri

Deri tash, 150 hyrje banesash kolektive në Prishtinë të rregulluara

Descriptive Text

Në Prishtinë dje është përuruar hyrjen e 150-të e renovuar e banesave kolektive. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me U.D. kryeshefin ekzekutiv, Hajdar Hoxha, udhëheqësin operativ të NPB-së, Drilon Pireva, dhe stafin e Departamentit të Mirëmbajtjes nga Ndërmarrja Publike Banesore morën pjesë në këtë ianugurim simbolik.

Renovimi dhe mirëmbajtja e hyrjeve shumëbanesore është realizuar falë bashkëpunimit të madh ekipor të kombinuar me përpjekjen e palodhshme të stafit tonë.

Edhe pse është një përpjekje ekipore, çdo hyrje e rregulluar dhe çdo hyrje e mirëmbajtur ka veçoritë e saja, veçori këto që kanë ndihmuar në avancimin si të Projektit për Renovim dhe Mirëmbajtje ashtu edhe të Ndërmarrjes Publike Banesore në përgjithësi.

Deri më tani NPB ka pranuar mbi 300 kërkesa të nënshkruara nga mbi 80% e pronarëve të njësive banesore në pothuajse secilën lagje të Komunës së Prishtinës.

Ndërmarrja Publike Banesore ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që jetojnë në objekte të vjetra apo edhe të reja të banimit kolektiv, të bëhen pjesë e Projektit për Renovim dhe Mirëmbajtje duke drejtuar kërkesën e tyre kësaj ndërmarrjeje.