KRU “Prishtina” dënon ndërhyrjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Lagjen e Spitalit Foto: Koha / ilustrim

KRU “Prishtina” dënon ndërhyrjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Lagjen e Spitalit

02 November 2019 17:33

Banorët e lagjes së “Spitalit” në Prishtinë, përkatësisht rruga “Malush Kosova” dhe “Holger Petersen”, gjatë ditës kanë mbetur pa ujë.

Sipas KRU “Prishtina”, kjo ka ndodhur për shkak të ndërhyrjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

KRU “Prishtina” përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se si pasojë e kësaj ndërhyrje, edhe pas rikthimit të ujit, ai ka qenë i pa pijshëm.

“Andaj, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, janë duke vazhduar punën e tyre në vendin e ngjarjes për të stabilizuar rrjetin, gjegjësisht sistemin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen e sipërpërmendur.
Qytetarë të nderuar, bashkëpunimi me ju, sjellë rezultate dhe punë të shkëlqyeshme, madje edhe duke i zënë keqbërësit e sistemeve operative të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet tutje në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme