Prishtinës i kthehen mbrapsht rekuizitat sportive

Prishtinës i kthehen mbrapsht rekuizitat sportive

Nexhat Tovërlani 12 October 2019 09:02

Komunës së Prishtinës i është kthyer mbrapsht tenderi për rekuizita sportive. Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vlerësuar se jo gjithçka ka qenë në përputhje ligjore në këtë aktivitet të prokurimit.

Siç thuhet në arsyetimin e vendimit të këtij organi, krahasimi, vlerësimi dhe ekzaminimi i këtij tenderi nuk ka qenë në përputhje me nenin 59 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP). Sipas Panelit shqyrtues pretendimet ankimore kanë të bëjnë kundër ofertës së operatorit ekonomik të rekomanduar për dhënie të kontratës pas rivlerësimit të ofertave, ku përsëri është propozuar për dhënie të kontratës OE “Europrinty” shpk-Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

“Paneli shqyrtues ka nxjerr vendim më datë 20.06.2019 ku përmes arsyetimit të të njëjtit vendim, përveç të tjerash është kërkuar nga Autoriteti Kontraktues (AK) që gjatë rivlerësimit të ofertave konform nenit 59.2 dhe 72 të LPP-së t’i verifikojë dhe të kërkojë sqarime shtesë për të gjitha dokumentet dhe referencat e operatorit ekonomik të rirekomanduar për kontratë”, thuhet në arsyetimin e vendimit të OSHP-së.

Në të njëjtin thuhet se AK (Komuna e Prishtinës) gjatë procesit të rivlerësimit të ofertave kishte kërkuar sqarime shtesë nga OE i propozuar për dhënie të kontratës, por të njëjtat nuk i ka pranuar edhe Paneli shqyrtues.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme