Arbëri

Nis rekonstruktimi i kompleksit “Qafa”

Descriptive Text

Kanë nisur punimet për rekonstruktimin e hapësirës të kompleksit "Qafa" në kryeqytet, vlera e të cilës është 1 milion euro.

Nga afër punimet i ka inspektuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se sot ka nisur një ndër projektet të mëdha në komunën e Prishtinës i cili do ia shtoi gjallërinë kryeqytetit.

Sipas tij, ky projekt i cili pritet të përfundoi për 12 muaj parasheh rehabilitim të trotuareve, shtim të gjelbërimit, kënd të lojërave për fëmijë, një fushë sportive për basketboll.

Projektuesja e projektit për rehabilitim të kompleksit "Qafa", Yllka Kosumi u shpreh e lumtur që ka nisur projekti i saj të jetësohet derisa kërkoi që punimet të zhvillohen në kohën e paraparë dhe ashtu siç duhet.