Arbëri

Më 30 shtator në Prishtinë nis festivali i Kafesë dhe Çajit

Në këto ditët të para të vjeshtës, sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të mbushet me aromën e kafes dhe çajit.

Më datat 30 shtator, 1 dhe 2 tetor 2019, nga ora 10:00 deri në ora 20:30 Festivali i Kafes dhe Çajit - 5 rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafes dhe çajit.

Brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit, do të ekspozohen në ambient të hapur nga rreth 15 kompani pjesëmarrëse.

Përveç shërbimit me kafe dhe çaj, risi do të jetë muzika live nga ora 11:00 - 13:30.