Arbëri

Prishtina shënon Ditën ndërkombëtare pa makina

Descriptive Text

Sot në Prishtinë shënohet 22 Shtatori - Dita ndërkombëtare pa makina.

Kjo ditë synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Për shënimin e kësaj dite janë parapa shumë aktivitete, ndërsa disa rrugë të Prishtinës do të jenë të mbyllura për qarkullimin e automjeteve.

Gjatë ditës në kryeqytet, rrugët “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Xhoxh Bush”, “Eqrem Çabej” dhe rruga “UÇK” do të mbyllen nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Java e Mobilitetit ka nisur më 16 shtator dhe është organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohet kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Agjenda:

Ecje 12:30 – 14:00 /New Born

7 mesazhe për mjedisin 14:30 – 14:40 /New Born

“Druri i Dëshirave” 14:40 – 14:50 /New Born

Çiklizëm 14:50 – 16:00 /New Born

Argëtim dhe socializim për mjedisin 15:00 – 18:00 /Zahir Pajaziti

Film: Trashed 20:00 – 21:30 /Kino Armata