Arbëri

Policia vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave nga veturat në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar aksioni për lirimin e hapësirave të këmbësorëve dhe lirimin e rrugëve për automjetet në kryeqytet.

Ata, nëpërmes një komunikate, kanë bërë të ditur se ky aksion gjatë kësaj jave është duke u mbajtur në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, ndërsa u kërkojnë të gjithë qytetarëve të mos i parkojnë veturat e tyre në vendet e ndaluara, transmeton koha.net.

“Aksioni për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në rrugët primare në kryeqytet, gjatë kësaj jave është duke u realizuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, dhe është përqendruar kryesisht në rrugët kryesore në qendër të qytetit, ndërsa ditëve të ardhshme pritet që aktivitetet policore të intensifikohen edhe në pjesë tjera të qytetit, meqenëse po vlerësohet e nevojshme si nga ana e qytetarëve, po ashtu nga vet policia si edhe nga institucionet komunale.

Policia e Kosovës, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë kërkon që drejtuesit e automjeteve, veturat e tyre të mos i parkojnë në vende të ndaluara.”, kanë shkruar Policia.