Arbëri

Punët mbi Kurriz kushtuan rreth 1 milion euro, Komuna premton se do të kryhen në qershor

I nisën punët para më se dy vjetësh dhe ende nuk kanë përfunduar.

Platoja mbi Kurriz në kryeqytet që nga viti 2015 e ka pothuajse të njëjtën pamje.

Vonesat punë-kryerësi i ka arsyetuar me mospërshtatjen e projektit dhe gjendjen në terren.

Valmir Ademaj, nga Kompania “Rexha”, ka thënë se problem tjetër kanë qenë procedurat e prokurimit dhe punët shtesë, raporton 038 i KTV-së.

Kualiteti i pllakave ishte problem tjetër për kryerjen e punimeve.

Të njëjtat arsyetime i kanë dhënë edhe në Komunë.

Derisa si afat të fundit të kryerjes së këtij projekti kanë thënë të jetë muaji qershor.

Ndërkohë, gjatë tërë kësaj periudhe, stërzgjatja e punimeve ka shkaktuar vështirësi për qytetarët dhe për bizneset përreth, sidomos gjatë kohës me shi.

I tërë projekti në tërësi ka kushtuar rreth 977 mijë euro.