Vendosen edhe pesë njësi të pemëve për pastrimin e ajrit në Prishtinë

Vendosen edhe pesë njësi të pemëve për pastrimin e ajrit në Prishtinë

22 August 2019 11:34

​Vendosen pesë njësi shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Ky i fundit duke treguar për rëndësinë e këtyre pemëve për ajrin, premtoi me këtë rast se në vazhdimësi do të rritet numri i këtyre pemëve në kryeqytet.

“Për shkak të kapjes së dioksid karbonit që bëjnë drunjtë, e kemi këtë zgjidhje që është ofruar këtu. Siç po duken në shesh, janë mjaft të bukura, por përveç kësaj që zëvendësojnë drunjtë, mua më vjen mirë që jemi në gjendje ta ndihmojmë kreativitetin e të rinjve tanë. Edhe po duken bukur, por edhe janë të mira për shëndetin tonë”, theksoi Ahmeti.

Ndërsa, Dion Deva nga biznesi “Te pema”, tha se këto pemë janë të qëndrueshme në çdo stinë dhe komunës i kanë kushtuar jo më shumë se 3 mijë e 600 euro.

“Projekti ‘Te pema” nisi për shkak të nevojës dhe tash ka filluar edhe po rritet. E kemi parë që problemi kryesor ka qenë ndotja edhe na ka ndihmuar secilit. Pra, kështu lindi ideja, dhe kemi arrit të krijojmë një model. Gjerbim kishte në stinën e verës pothuajse mjaftueshëm në kryeqytet, por problemi qëndron te dimri. Çka në dimër që na nevojitet më së shumti gjelbërimi? E krijuam produktin dhe e përshtatëm në atë formë që me pasur gjelbërim gjatë gjithë vitit”, tha Deva.

Ideja për këto pemë është marrë në disa qytete të mëdha të Evropës, ndërsa pemët që janë vendosur në Prishtinë janë prodhuar në Kosovë./ksp

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme