Ahmeti zotohet për implementimin e standardeve për transparencë në kryeqytet Foto: Koha

Ahmeti zotohet për implementimin e standardeve për transparencë në kryeqytet

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 22 August 2019 09:01

Publikimi i vendimeve, i shpenzimeve dhe kontratave e ka renditur Komunën e Prishtinës në mesin e 6 kryeqyteteve më transparente në Evropë nga Dega Transparency International në Sllovaki.

Këtij lajmi i është gëzuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili të mërkurën ka mbajtur konferencë për media, duke shpalosur punën që, sipas tij, për 6 vjet është bërë në këtë drejtim. Ai bashkë me nënkryetarët Selim Pacolli dhe Muhedin Nushi kanë thënë se ky është lajm i mirë edhe për Kosovën, për të treguar që mund të implementojnë standarde të cilat vlerësohen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari Ahmeti ka thënë se vitin e kaluar si komunë kanë filluar të implementojnë standardin Open Contract Data Standard (OCDS) në prokurim, por që puna për hapjen e të dhënave sipas tij, ka filluar në nga marrja e mandatit të parë.

“Ne shprehim zotimin që do të vazhdojmë jo vetëm të implementojmë këtë standard, por të kemi pjesë të tjera që duam t’i implementojmë. Ne i ftojmë të gjithë që ta përdorin ueb faqen “kontratat e hapura” dhe të shohin se për çfarë standardi bëhet fjalë. Aty tregohen të gjitha, kompanitë që shkarkojnë dosjen, kompanitë që aplikojnë, ofertat që i japin, publikojmë vendimet e OSHP-së dhe të gjitha”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, transparenca është e rëndësishme për të pasur mundësi që të monitorohen nga qytetarët dhe mediat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme