Arbëri

Rënia e nivelit në Badovc e Batllavë alarm për qytetarët ta përdorin ujin me racionalizëm

Descriptive Text

Rënia e nivelit të ujit në Badoc e Batllavë është alarmante.

KRU Prishtina përmes një komunikate për media bën të ditur se në Badoc niveli ka rënë nën 6.7 metra nga kuota maksimale, derisa te Batllava ka rënë në minus 5.65 metra.

“Të nderuar konsumatorë, niveli i ujit në liqenin akumulues sipërfaqësorë Badoc sot është minus 6.70 metra nga kuota maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Batllavës minus 5.65 metra nga kuota maksimale”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

KRU Prishtina bën të thirrje që uji të përdoret me racionalizëm.

“T'i ruajmë liqenet tona si burimet më të shenjta që i kemi për furnizim me ujë. Ne, varemi nga këto burime. Këto burime ujore janë pasuria jonë. Andaj, të kujdesemi pa kusht për mbrojtjen e tyre”, thuhet në komunikatë.