Arbëri

Pronarët e kioskave në kryeqytet protestuan duke kërkuar nga Ahmeti t’i ndryshojë kriteret

Për të tretën herë me radhë, shfrytëzuesit e kioskave në kryeqytet kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata janë të bindur në kërkesat e tyre dhe pa u realizuar ato, nuk do të heqin dorë nga protestat, raporton KTV.

Shfrytëzuesit e kioskave kanë paralajmëruar që nëse nuk i pranon në takim kryetrari Shpend Ahmeti, për të negociuar rreth kritereve të vëna për ankandin për kioskat, ata do t’i ashpërsojnë protestat.

Protestuesit janë shprehur të gatshëm që të vazhdojë procesi për dhënien e kioskave në shfrytëzim, por kushtet e vëna janë të papërballueshme.

E zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë se këta janë duke e uzurpuar pronën komunale që nga 2011-a, andaj ky institucion vetëm do ta respektojë ligjin.