KRU Prishtina thotë se Tahiri i gjobiti për hakmarrje, Komunës ia kujton borxhin prej 2.5 milionë euro

KRU Prishtina thotë se Tahiri i gjobiti për hakmarrje, Komunës ia kujton borxhin prej 2.5 milionë euro

12 July 2019 23:08

KRU Prishtina ka reaguar për gjobën që i është shqiptuar nga ana e Inspektoratit të Komunës “për shkak të dëmtimit të terrenit”.

Inspektorati i shqipton gjobë KRU “Prishtina” për dëmtim të terrenit

Përme një komunikate për media, KRU Prishtina i drejtohet drejtorit të këtij Inspektorati, Adonis Tahiri, derisa ia ka përmendur komunës edhe borxhin prej 2.5 milionë euro për ndërtimin e fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të KRU Prishtinës:

Pavarësisht punës tonë, me ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, një pune më shumë se 12 orëshe gjatë një dite, për të investuar në infrastrukturën e rrjetit të ujit dhe kanalizimit, duke punuar në ndërrimin e tubave të vjetër për një furnizim më të mirë me ujë, duke sanuar rrjedhjet e ujit afër vendbanimeve dhe shumë punë të tjera teknike, po duket se të tjerët nuk po na lënë rehat.

Nga pamundësia dhe nga mosguximi për të kryer me nder detyrat e tyre të punës, në përshkrimin dhe marrjen e masave ndaj Investitorëve Privat kur dëmtojnë gypat me diametra të mëdhenj të ujësjellësit dhe që lënë mbi 10.000 banorë të tre zonave pa ujë të pijshëm (rasti konkret i tanishëm, punimet afër Pallatit të Drejtësisë), shefi i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës z. Adonis Tahiri në shenjë hakmarrjeje pas deklaratave të vërteta ditëve të fundit nga ana jonë, del me krenari, sulmon punën e ujësjellësit, punën e punëtorëve teknik duke e gjobitur kompaninë tonë për mos kthim në gjendjen e mëparshme të disa rrugëve ku kemi punuar, pa u konsultuar me ne dhe pa pyetur për arsyet, të cilat do mund të gjenin vend në një bashkëpunim ndër institucional.

Nuk bëhet kështu puna e mirë e një departamenti të Komunës që është në shërbim të qytetarëve të saj dhe u themi atyre që nuk është ky bashkëpunimi i duhur.

Atëherë, pasi shumë qartë po duket të jetë një "hakmarrje" ndaj deklaratave të ditëve të fundit, ditëve në vijim do të paraqesim publikisht borxhet e tyre ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe njëkohësisht lëndët e tyre do dërgohen te përmbaruesit privat dhe do t'i trajtojmë me kujdes pëlqimet për kyçje teknike të objekteve të reja ndërtuese.

Në të njëjtën kohë, do e rishikojmë dhe diskutojmë marrëveshjen financiare të ndërtimit të fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj, ku Komuna e Prishtinës ende nuk e ka paguar shumën prej 2.5 milionë euro të zotuar për këtë fabrikë, ndërsa meritat për ndërtimin e fabrikës dhe furnizimin 24 h pa ndërprerë me ujë, nuk mungonin asnjë moment nga zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës.

Qytetarë të nderuar,

Bashkëngjitur gjeni fotografinë e rrugës së dëmtuar dhe pyetni shefin e Inspeksionit, a e dëmtoi këtë rrugë ujësjellësi apo.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme