Arbëri

Veterniku e Fshati Amerikan mbesin pa ujë për shkak të prishjeve nga punimet te Pallati i Drejtësisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e saj se duke filluar nga “Pallati i Drejtësisë “, Fshati Amerikan dhe lagjja”Veternik” se aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

KRUP Prishtina thotë se më datë 4 korrik është dëmtuar tubi PE-250 mm me një gjatësi L=140 m, nga investitorë privat të cilët janë duke ndërtuar objekte kolektive në afërsi të Pallatit të Drejtësisë.

“Inspekcioni Komunal atë ditë ishte në vendngjarje dhe ka obliguar Investitorin që të marrë masa sa më shpejtë në sanimin e gjendjes së krijuar. Për një kohë të gjatë nuk u morën masa konkrete edhe pse natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit ishte e vështirë për sanim në kohë të shkurtër. Me këtë rast, duke mos parë asnjë interesim nga ana e palëve të tjera, KRU,,Prishtina,, sh.a. mori përsipër dëmin e shkaktuar nga dikush tjetër dhe e sanoi atë për hir që konsumatorët e zonave të lartëcekura të mos mbesin pa ujë”, thuhet në njoftim.

Sanimi zgjati gjithë ditën, deri në mesnatë.

“Po atë ditë, iu është rekomanduar Investitorit që të merren masa konkrete mbrojtëse që të parandalohet ndonjë defekt më i madh, me ç’rast sërish mund ta pësonin konsumatorët e atyre lagjeve. Ndërsa sot, pas neglizhencës së Investitorit dhe Inspekcionit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, mbrëmë ka ardhur deri te kolapsi i terrenit dhe është shkaktuar defekt edhe më i madh, ashtu siç i kemi paralajmëruar më herët, dhe përveç zonave të lartëcekura sot pa ujë është edhe vet Pallati i Drejtësisë, në tërësi”, përfundon njoftimi.