Arbëri

Nis largimi i kiosqeve të vjetra e të zbrazëta në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Komuna ka nisur largimin e kiosqeve që janë të vjetra e të zbrazëta.

Njoftimin e ka bërë në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Po largohen kiosqet e vjetra të zbrazëta. Nëse ka të tilla në lagjet e juaja, ju lutem që ti lajmëroni në 080012233”, ka shkruar Ahmeti, përcjell Koha.net.

Ndërkohë para pak ditësh, Ahmeti ka njoftuar për shpalljen e kiosqeve të reja në Prishtinë.