Arbëri

Fillon aksioni i largimit të mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë

Descriptive Text

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës ka filluar aksionin pesë ditorë për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave te vëllimshme në qytetin e Prishtinës.

Aksioni ka filluar në pesë zona të qytetit ku do të bëhet grumbullimin i mbeturinave si: orendi, shtretër druri ose metali, dollapë druri ose metali, tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Ky do të jetë orari largimit të këtyre mbeturinave:

- E hënë, 17.06.2019 – Mati 1, Matiqan, Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Aktash; Muhaxherëve; Velania; Vellusha; - E marte, 18.06.2019 – Medrese; Gjinaj; Taslixhe; Bledi; Qamëria; Taukbashqe dhe Sofali; - E mërkure, 19.06.2019 – Kalabri; Qendër; Dardani; Lakrishte; Ulpianë; Hajvali; Veternik; - E enjte, 20.06.2019 – Kodra e Trimave; - E premte, 21.06.2019 e premte – Arbëri; Tophane; Lagja Përroi i Njelmët.

Sipas njoftimit, ky aksion organizohet në vazhdimësi dhe ka për qëllim lehtësimin e qytetarëve në renovimin apo pastrimin e shtëpive/banesave të tyre në stinën e pranverës.

Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë lut qytetarët të respektojnë orarin për largimin e këtyre mbeturinave.