Arbëri

Vazhdon renovimi i hyrjeve të ndërtesave shumëbanesore në Prishtinë

Projekti i Ndërmarrjes Publike Banesore për investim në renovim të hyrjeve të ndërtesave shumëbanesore në Prishtinë po vazhdon. Deri më tani ky projekt ka pranuar rreth 200 kërkesa, ndërsa ka investuar dhe është duke i mirëmbajtur më shumë se 100 hyrje të ndërtesave të kryeqytetit.

Ndërmarrja Publike Banesore u ka bërë thirrje banorëve që të kërkojnë rinovimin e hyrje të banesave në mënyrë që ato të jenë model për pastërti, rregull dhe siguri. Kërkesa ka shumë, andaj ajo ka kërkuar që të aplikohet sa më parë.

Kërkesa për aplikim mund ta gjendet në vegzën në vijim: http://npbanesore.com/wp-content/uploads/2019/04/1a.-Kerkese-per-renovimin-dhe-mirembajtjen-e-nderteses-ne-bashkepronesi.pdf