Arbëri

Policia nis gjobitjen për parkim të gabuar të veturave në Prishtinë

Ka nisur aksioni i Policisë së Kosovës në Prishtinë për gjobitjen dhe konfiskimin e veturave të cilat janë të parkuara keq në rrugët e kryeqytetit.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se prioritet do të jetë qendra, ndërkaq aksion do të ketë edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

“Aksioni ka filluar në kryeqytet, kryesisht në Qendrën e kryeqytetit. Është fillimi dhe deri më datën 24 qershor do të jetë Qendra e qytetit, lagjja ‘Dardania’ dhe një pjesë e lagjes ‘Kodra e Trimave’(ish-Vranjevcit). Çdo fund të ditës do të marrim raport për gjobat e shqiptuara”, ka shtuar ai.

Ndërkaq lexues të Koha.net kanë dërguar fotografi, ku shihen vetura të parkuara në trotuar në lagjen Dardania.

Image