Një pjesë e lagjes së Spitalit pa energji elektrike

Një pjesë e lagjes së Spitalit pa energji elektrike

09 June 2019 14:14

Rruga "Muharrem Fejza", në lagjen e Spitalit të kryeqytetit që nga ora 10:30 përballet me mungesë të energjisë elektrike.

Banorët e lagjes kanë thënë për Koha.net se KEK-u nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar nëse bëhet fjalë për reduktim apo për prishje.

Koha.net ka biseduar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ndërprerja e rrymës mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë defekti.

Më vonë Buzhala ka thirrur në redaksi dhe ka thënë se ndërprerja ka qenë e planifikuar.

Në vërejtjen se banorët nuk janë njoftuar për këtë ndërprerje ai ka thënë se lajmërimi ka qenë i publikuar në ueb të kompanisë.

Ndër të tjera Buzhala ka thënë se planifikimi i ndërprerjes së energjisë ka qenë i planifikuar nga ora 10:00 deri në orën 14:00 por ajo vazhdon ende të jetë e ndërprerë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme