Arbëri

Defekt në Ujësjellës, Qendra e Prishtinës pa ujë

Foto: Koha / ilustrim

Për shkak të një defekti, një pjesë e zonës Qendër të Prishtinës ka mbetur pa ujë.

Koha.net u interesua për këtë defekt dhe nga KRU “Prishtina” u tha se në rrugën “Rexhep Luci” ka shpërthyer një gyp i vogël dhe kjo ka ndikuar që kjo pjesë të mos ketë ujë.

Sipas zëdhënëses së Kompanisë së Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, ekipi për sanim është në terren dhe pritet që defekti të eliminohet brenda një ore.

“Është një prishje e vogël e një gypi dhe pritet që brenda një ore me i rikthye furnizimi me ujë në shesh”, ka thënë ajo.