Arbëri

Mbillen drunj në sheshin Nënë Tereza në hapësirat ku mungonin

Pak ditë pas raportimit të Koha.net, është intervenuar në hapësirat e destinuara për drunj në sheshin kryesor të Prishtinës e që kishin mbetur të boshatisura.

Nga tri hapësirat e caktuara afër shtatores së Nënë Terezës, në dy prej tyre janë mbjellë drunj, ndërsa një tjetër është pastruar.

Hapësirat bosh kishin qëndruar për një kohë të gjatë, madje ato shfrytëzoheshin nga qytetarët për të hedhur mbeturinat.

{gallery}